Autori: Desy Icardi 

Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj 

Përkthyes: Virgjil Muçi 

Viti i Botimit: Nëntor 2024 

ISBN: 978-9928-816-30-6 

Numri i faqeve: 392 Pages 

Çmimi: 1200

Dituria: web site 

Fotografja e shpirtrave është një histori emocionuese për gjetjen e rrugës në jetë, duke ndjekur pasionet e vërteta.

Torino, fillim i shekullit të njëzetë. Edmond Ferro ka filluar karrierën si avokat në studion ligjore të familjes. Është koha kur në fshatrat e Piemontes, ku varfëria është ulur këmbëkryq megjithëse njerëzit punojnë ditë e natë, një vajzë e re detyrohet të marrë oqeanet drejt vendeve të largëta: dy fate paralele që, çuditërisht, do të takohen, në një histori në kërkim të lumturisë së vërtetë.
Avokati Ferro punon në firmën prestigjioze familjare kundër dëshirës së tij, ai do të donte t’i përkushtohej leximit të romaneve, pasioni i vetëm për të. Në sallonet e shtresës së lartë të qytetit, që është i detyruar t’i frekuentojë, po bëjnë bujë disa mediumë që mëtojnë se bëjnë çudira.  Ata shoqërohen shpesh nga fotografë që, sipas tyre, mund të përjetësojnë shpirtrat e botës së përtejme: një aktivitet në modë, por edhe po aq i dyshimtë, të cilin avokati duhet ta sqarojë.
Ndërkohë, në fshatrat përreth, shumë njerëz vendosin të emigrojnë; ky është edhe rasti i Pias, një vajzë e thjeshtë, e cila, me shpresën për të ndihmuar familjen, është bindur nga një fotograf që të niset për në Argjentinë së bashku me disa moshatare, me iluzionin e takimit të një bashkëshorti që nuk e ka parë dhe nuk do ta shohë kurrë. Udhëtimi me anije do të ketë shumë surpriza për të gjithë dhe, mes rreziqeve të papritura dhe fatkeqësive të rënda, Pia do të zbulojë një dhunti që nuk e njihte më parë.

Në qendër të kësaj historie emocionuese është arti i fotografisë dhe historia e një vajze me kureshtje të rrallë, që do të bëhet shkak për t’ia ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e jetës.

 

 

“… të ka ndodhur ndonjëherë të të krijohet përshtypja se ajo që shohin sytë e tu nuk është çka sheh aparati fotografik?”

“Gjithnjë”, iu përgjigj tjetri pa ngurruar. “Në asnjë rast sytë e ty nuk mund të shohin saktësisht atë që sheh aparati; syri yt nuk mund të shohë atë që sheh ti.”

“E cili i sheh vërtet gjërat ashtu siç janë? Cili gënjehet?”

“Besoj që askush nuk gënjehet, por në të njëjtën kohë asnjëri nuk i sheh gjërat realisht ashtu siç janë.”

 

 

“Me ndjeshmëri, delikatesë dhe një përdorim befasues fjalësh, Desy Icardi ka shkruar një roman që është një xhevahir i vogël, pezull mes realitetit dhe fantazisë.”

 

                                                                                                                                                                                                                                 Chiara Moscardelli

 

“Desy Icardi jeton brenda librave me ironi, i kapërcen epokat me lehtësi dhe shkruan për to me mjeshtëri.”

Condividi: